E pamundur të gjesh hije, vendi me temperaturën më ekstreme në planet!
“Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin. Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kaliforninë juglindore. Kjo luginë shkretëtire mban atë që konsiderohet rekordi për temperaturën më të lartë në botë, 54,4 gradë (16 gusht 2020). Më parë, më 30 qershor 2013, ishin regjistruar 53,8 gradë.
Megjithatë, vlen të përmendet se në korrik të vitit 1931, në Tunizi u regjistrua një temperaturë prej 55 gradësh. Por, shifra nuk konsiderohet e besueshme nga shumë ekspertë, sepse mekanizmat matëse të kohës nuk kishin të njëjtin saktësi si sot. “Lugina e vdekjes” u shpall Park Kombëtar në vitin 1994. Që atëherë, një milion njerëz e vizitojnë atë çdo vit për të soditur peisazhin e saj të shkretëtirës dhe për të provuar se si është të kalosh disa orë në vendin më ekstrem të planetit.
Është një vend ku nuk gjen dot hije, në të cilin, për shkak të nxehtësisë, teknologjia ka probleme serioze për të punuar. Prandaj, e vetmja mbështetje për të bërë turizëm në “Luginën e vdekjes”, është harta. Vetëm 10 kilometra larg është Qendra e Vizitorëve Furnace Creek, ku më 10 korrik 1913 mërkuri arriti në 56,7 gradë. Megjithatë, ashtu si temperatura tuniziane e përmendur më sipër, kjo shifër nuk ka besueshmërinë për t’u konsideruar si më e larta e regjistruar ndonjëherë në botë.
Për ata që janë të interesuar të përjetojnë nga afër motin ekstrem të “Luginës së vdekjes”, në zonë janë të disponueshme hotele dhe restorante, madje edhe një pishinë ku mund të provoni të përballeni me nxehtësinë mbytëse të temperaturave më ekstreme në planet.
Top Albania Radio