Rudina, Fevziu, Çani, Reisi dhe Grabocka siç nuk i kishit imagjinuar! Paneli i Klan-it VIP me portrete të gdhendura mbi shalqi
Kadife Karriqi prej 7 vitesh praktikon një pasion krejt të veçantë, që i kthen frutat në objekte interesante, ato që ajo i konsideron “veprat e saj të artit”.
Me majën e një thike të vogël ajo si skulptore e vërtetë, krijon pafundësi formash, simbolesh apo portretesh njerëzore. E duket se këtë herë, ka shkrirë talentin e gdhendjes me thikë në lëkurën e shalqinit, duket realizuar 5 portrete VIP, të punuara mbi frutin ikonik të stinës së verës.
Në programin “Rudina” të Rudina Magjistarit, Kadife surprizoi publikun dje, duke sjellë punimet e saj mbi shalqin, të 5 figurave të njohura të “Tv Klan”. Rudina zbuloi portretet e personazheve; Blendi Fevziu, Arian Çani, Reis Çiço, Vera Grabocka, mes tw cilëve ishte dhe vetë moderatorja e programit “Rudina”.
Ajo tregoi se i kishte realizuar portretet e tyre, në bazë të fotove të personazheve, dhe i ishin dashur disa orë punë për t’i realizuar brenda natës. Përveç këtij pasioni Kadife Karriqi, është një mentore e artit të dekorit në kuzhinë, në një shkollë profesionale.