Ndërhyrja e ‘shpërfytyroi brutalisht’: Supermodelja i rikthehet modelingut për herë të parë

Supermodelja Linda Evangelista i është rikthyer modelingut, duke treguar se është “mirënjohëse” që është rikthyer para kamerës për herë të parë që kur një procedurë kozmetike e la atë “të shpërfytyruar brutalisht”.

Në rrjetet sociale, 57-vjeçarja publikoi një foto të saj në fushatën më të fundit të Fendit me mbishkrimin: “Më 9 shtator 2022, Fendi do të organizojë një shfaqje të veçantë të modës në New York City për të festuar 25 vjetorin e #FendiBaguette, e dizenjuar nga Silvia Venturini Fendi.”

Në foto, Linda pozon me disa kapele dhe çanta Fendi dhe duket se ka rifituar besimin e saj si supermodele – diçka të cilën më parë ajo më parë pranoi se e kishte humbur pasi një procedurë kozmetike shkoi keq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Linda Evangelista (@lindaevangelista)

Në shkurt të vitit 2021, modelja kanadeze rrëfeu se ajo kishte kryer “dy operacione të dhimbshme, të pasuksesshme, korrigjuese” pasi procedura e dobësimit – e njohur edhe si konturimi i trupit – kishte pasur efektin e kundërt.

“Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa kolegët e mi lulëzojnë, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga [një procedurë] e cila bëri të kundërtën e asaj që premtoi”, shpjegoi ajo. Ajo tha se efekti anësor që përjetoi, “jo vetëm që i shkatërroi jetesën, por e çoi dhe në një fazë të thellë depresioni dhe trishtimi”, proces gjatë të cilit ajo ka përfunduar e vetmuar.

Procedura jo-kirurgjikale, e cila është rritur në popullaritet vitet e fundit, përdor temperaturat e ftohta për të zvogëluar depozitat e yndyrës në zona të caktuara të trupit.

Duke përshkruar “efektin anësor shumë të rrallë, por serioz” që ajo kishte përjetuar, Evangelista tha se “qelizat yndyrore në vendin e trajtimit, po rriteshin duke çuar në efekt të kundërt”.

Anabelmagazine