U bë shkrumb brenda makinës së atentatit në Fushë-Krujë, reagon boksieri i njohur për vdekjen e Brilant Martinaj: Na e bëre zemrën copë
Atentati i frikshëm që ndodhi mesditën e sotme në Fushë-Krujë i mori jetën 22-vjeçarit Brilant Martinaj dhe 2 personave të tjerë. Kjo ngjarje shokuese në mes të autostradës ka tronditur opinionin publik por edhe të njohur të personave shënjestra të atentatit.
Pas miqësisë që e dokumentonin foto e video me këngëtarin e njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, duket se viktima Brilant Martinaj kishte shoqëri edhe me figura të tjera të ekranit.
Pas lajmit për vdekjen e Brilantit ka reaguar në rrjetet sociale boksieri i njohur Krist Prenga.
Kristi i cili duket se kishte pasur një raport të ngushtë shoqëror me viktimën, ka treguar se është i lënduar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut të tij dhe ka i shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Na e bërë zemrën copash Brilant. Copash vëllai jonë. Në më të mirën ditë e mëtë mirën moshën shkove pranë Zotit. Tu prehtë shpirti në paqe. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë”– shkroi Prenga përbri fotos së Brilantit.
Megjithatë, njohjet dhe lidhjet e ngushta Brilant Martinaj nuk i kishte vetëm me persona të artit dhe sportit por edhe me botën e krimit. Si kushëriri i Ervis Martinaj vdekja e 22-vjeçarit ka ngritur dyshime të mëdha se mund të jetë e lidhur me të shkuarën e tij kriminale si dhe të Ervis Martinaj.
Kujtojmë se atentati në Fushë-Krujë ndodhi në mesditën e ditës së sotme ku 4 autorë i zunë pritë 3 personave të cilët ndërruan jetë, Brilant Martinaj, A Hoxha dhe Diklen Vata.
Viktimat e ngjarjes së rëndë që dyshohet për hakmarrje mes grupeve kriminale nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Diklen Vata, një shpërndarës i drogave të forta ishte arrestuar nga policia në 2017. Kurse Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinaj ka qenë I dyshuar për vrasjen e ish efektivit e FNSH Xhuljano Prela në dhjetor 2020.
G.MO/Shqiptarja.com