“Alo mami! Po na ndjekin”, telefonata e fundit e Diklen Vatës me të ëmën: Do na vrasin!
Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatit me tre viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Familjarët e Diklen Vatës kanë dëshmuar para oficerëve të policisë se tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur.
albsig
Ka qenë vetë Vata ai i cili pak para atentatit kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i treguar se po i ndiqnin.
“Po na ndjekin, do të na vrasin”, mësohet t’i ketë thënë Diklen Vata të ëmës dhe të motrës pak para se të vritej në atetentat.
Gjithashtu falë kamerave dhe dëshmisë së shokut të viktimave është zbuluar dhe intinerari i fundit që kanë përshkruar para atentatit.
Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volksëagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dhe i dërgoi deri në Kamëz tek një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.
Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.
Nga ana tjetër, edhe automjeti që u gjet i djegur 12 orë pas ngjarjes në fshatin Ahmetaq i ka kaluar për verifikimet e policisë së Fushë-Krujes, nëse është alibi për të shpërqendruar hetimet. Por ka dyshime se mjeti ka qenë i autorëve, të cilët pasi dogjën dhe këtë automjet, janë larguar nga zona me tjetër mjet.