Zgjidhet dilema e Mihrijes dhe Remzijes që çmendi Tiktoktun!
Së fundmi në Tiktok u bë virale një video ku Remzija Osmani i përgjigjej pyetjes se përse Mihrija nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit.
“Mihrija e ka fejuar djalin, por nuk më ka ftuar edhe pse e ka fejuar. Shpresoj që në dasmë ka me m’thirr se e kam ftu’ për djalin tim kur e kam martuar”, tha ajo. Pasi deklarata e Remzijes bëri xhiron e rrjetit, tani është përgjigjur dhe Mihrija duke i dhënë fund dilemës “Më ftoi, s’më ftoi”.
“Remzija kur e ka fejuar djalin, s’më ka ftuar. As unë nuk e kam ftuar në fejesën e djalit tim. Remzija kur e ka martuar djalin më ka ftuar. Edhe unë kur ta martoj djalin do ta ftoj”, tha Mihrija.