Meghan Markle e urreu kopertinën e ‘Vanity Fair’ që konfirmoi lidhjen e saj me princin

U dësh të kalonin shumë vite që bota të mesonte se Meghan Markle ka qenë më shumë se e inatosur me kopertinën e saj të parë në Vanity Fair. Pikërisht në atë intervistë të 2017-ës, bota mësoi zyrtarisht për lidhjen e saj me princ Harry-n dhe në titullin kryesor shkruhej: “She’s Just Wild About Harry”, si për të treguar se ajo “çmendet” rreth princit. Një shprehje e tillë s’i pëlqeu fare dukeshës e cila asokohe kishte kërkuar që shumë komente të artikullit të eleminoheshin.

“Ajo u inatos dhe nisi të ankohej sepse nuk e prezantuan ashtu siç do të donte. I kërkoi medias të bënte çfarë ajo priste, por nuk ndodhi kështu. Meghan tha se ajo ndihej e manipuluar pas asaj kopertine.”– u shprehën burime pranë dyshes mbretërore.

Përsa i përket princ Harry-it, ai vendosi të shpërfillte çdo lloj lajmi apo thashethemi që do t’i prishte qetësinë asaj dhe familjes mbretërore.

Meghan e urreu faktin që në kopertinë nuk u shfaq dhe prezantua për emrin e saj dhe punën e shumë viteve, por për njeriun me të cilin vendosi të martohej.

Burimi: Cosmopolitan
Anabelmagazine