Blerina Bombaj: Kurrë ndërhyrje në fytyrë për t`u dukur më e re!
Në kohën kur gjithmonë e më shumë gra e vajza i drejtohen ndërhyrjeve estetike për të zbutur shenjat e moshës në fytyrën e tyre, apo për të përmirësuar dicka, dietologia e njohur shqiptare Blerina Bombaj thotë se nuk ka ndërmend ta bëjë asnjëherë një gjë të tillë.
Bombaj, e famshme për frazën e saj “ne jemi çfarë hamë”, ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale mendimin e saj mbi këtë çështje, duke thënë se ajo nuk do të bënte kurrë një ndërhyrje për të përmirësuar pamjen e saj të jashtme, edhe pse nuk është kundër atyre që e bëjnë një gjë të tillë.
“A jam tunduar unë të bëj ndërhyrje në fytyrë për tu dukur më e re? Sigurisht që e kam kaluar nëpër mend, për hir të së vërtetës, janë çaste të rralla që zgjasin pak. E dini cila është arsyeja kryesore që nuk e bëj?
Sepse nuk mund ta pranoj që lumturia ime varet nga pamja. Sepse kam frikë përpara Zotit të shqetësohem dhe të luftoj kundra diçkaje të natyrshme fundja, siç janë rrudhat, kur ndërkohë kam dy fëmijë për të rritur dhe për tu shqetësuar. Mua lumturinë nuk ma përcaktojnë modelet e instagramit dhe as trendi i “shoqërisë.
Qëllimi im në jetë nuk është të dukem ende e re por të ndjehem e dobishme nëpërmjet punës sime, vështirësive që kaloj, dashurisë që fal, mësimeve që marr dhe shembullit që jap që kjo botë të bëhet më e mirë për fëmijët tanë.
Shënim: Unë nuk jam kundër atyre që zgjedhin të bëjnë ndërhyrje. Me trupin tonë jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam dhe ta jetojmë jetën si të duam. Po ndaj vetem qëndrimin tim personal mbi këtë temë, kur më pyesin”, ka shkruar ajo.