Ka kryer mbi 15 mijë operacione, Mentor Petrela tregon momentet e vështira “Ka rrethana kur thua çfarë e dua me këtë zanat”
Profesor Mentor Petrela, neurokirurgu të cilin “World Academy of Neurological Surgery” e ka përzgjedhur si një ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë dhe ka qenë për vite me radhë pjesë e strukturave botërore akademike, ishte i ftuar së fundmi përballë gazetarit Blendi Fevziu, ku ka treguar momentet më vështira profesionale.
Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?
Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.
Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?
Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.
Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?
Mentor Petrela: Po.
Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?
Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.
Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?
Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?
Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes?
Mentor Petrela: Po.