Shkencëtarët: Insektet mund të ndiejnë dhimbje njëlloj si njerëzit

Sipas një studimi, insektet ka shumë gjasa të kenë kontrollin nervor qendror të nociceptimit

Shkencëtarët kanë zbuluar se insektet ndiejnë dhimbje njëlloj si njerëzit. Në një punim të ri të botuar në Proceedings of the Royal Society B, shkencëtarët nga Universiteti Queen Mary në Londër argumentojnë se, insektet ka shumë gjasa të kenë kontrollin nervor qendror të nociceptimit (zbulimi i stimujve të dhimbshëm).

Nociceptimi i referohet një sinjali që arrin në sistemin nervor qendror, si rezultat i stimulimit të receptorëve të specializuar ndijor në sistemin nervor periferik të quajtur nociceptorë.

Sipas autores kryesore të punimit, Matilda Gibbons nga në Universitetin Queen Mary të Londrës nociceptorët ngjasojnë me refleksin te njerëzit.

“Reflekse të tilla ekzistojnë edhe te krimbat dhe mund të mos shoqërohen domosdoshmërisht nga një përvojë dhimbjeje ose vuajtjeje”, tha Gibbons.

Pas shqyrtimit të një sërë provash neurobiologjike dhe të sjelljes, autorët zbuluan se insektet ka të ngjarë të kenë një sistem nervor për të zbutur përgjigjet e tyre ndaj stimujve potencialisht të dhimbshëm, në mënyrë që ata të mund ta përshtatin sjelljen e tyre në mënyrë fleksibël në kontekste të ndryshme, ashtu siç bëjnë njerëzit. /K.K-Liberale.al