Fjolla Morina përfundon përsëri në spital, këngëtarja publikon foton me…
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka përfunduar përsëri në spital.
Vetën këngëtarja lajmëroi ndjekësit e saj të Instagramit se po merr ndihmë mjekësore, përmes një postimi në story. Në foton e publikuar këngëtarja shfaqet duke marrë serum, ndërsa nuk ka preferuar të zbulojë se kush po e shoqëron në atë moment.
Nuk dihet ende se çfarë po ndodh me këngëtaren, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Fjolla shqetëson fansat me fotot me serum në dorë. Këngëtarja publikoi dy muaj më parë një video teksa bën serum ndërsa pranë i qëndrote vajza e saj, e cila kujdesej për të.
Vogëlushja ishte e ulur mbi jastëk ndërsa i fërkonte kokën të ëmës.
Muajt e fundit këngëtarja është përballur sërish edhe me probleme me drejtësinë. Pasi u arratis nga Shqipëria, ajo u shoqërua në policinë e Kosovës vetëm pak kohë më parë.
“Personi i përmendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit është lënë e lirë”, tha zëdhënësi i policisë.
Menjëherë pas lajmit reagoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto nga dyqani i saj në Kosovë krahas së cilës shkroi: “Tek dyqani jam”.
Ndërkohë mësohet se Fjolla Morina po shijon një tjetër lidhje dashurie pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla.