Pa filtra dhe makeup, Loredana ndan me ndjekësit “problemin” e fytyrës së saj. Reperja iu kundërpërgjigjet akuzave për operacione plasike (FOTO)
Reperja Loredana Zefi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj diçka që e besdis në fytyrën e saj.
Loredana publikoi një foto të fytyrës së saj pa makeup dhe pa filtra, ku dallohen qukat që ka në fytyrë. Përmes mbishkrimit që ka vendosur në foto reperja shpjegon se qukat po bëhen më të bezdisshme për të pasi po përhapen dhe zmadhohen më tepër.
“Qukat e mia po zmadhohen”, ka shkruar Loredana.
Më tej reperja ka postuar një foto me një plan më të afërt të fytyrës, duke iu kundërpërgjigjur edhe akuzave që ia janë bërë për operacione plastike.
“Hunda ime është e vërtetë”– shkroi Loredana.
Loredana është ndër reperet shqiptare më në zë në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.
Muaj më vonë Mozzik lançoi projektin me titull “A po rrin”. Në vargjet që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën. Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. E po ashtu tregon se e ka vuajtur shumë ndarjen. Por, së fundmi mundësia e një rikthimi mes ish-çiftit është zbehur, pasi vetë Loredana deklaroi se nuk ka më asnjë kontakt me Mozzik. Ky i fundit u kundërpërgjigj përmes thumbimeve në rrjetet sociale.