Reagon Adelina Ismaili pas lajmit se ajo dhe motrat do të shoqërohen me forcë nga policia në gjykatë

I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares Adelina Ismaili lidhur me lajmin se Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Ajo tha se asnjë polici nuk është në kërkim të saj dhe as të motrave, shkruan Kosovarja.

Ja reagimi i plotë: