Ç’do të ndodh me perandorinë ekonomike të Ilary Blasi dhe Francesco Totti

Ilary Blasi dhe Francesco Totti i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 20 vitesh së bashku. Ata e komunikuan publikisht lajmin dje, përmes një njoftimi për shtyp të ANSA.

Të dy nuk dhanë detaje për arsyet që çuan drejt këtij vendimi, por kërkuan të respektohej privatësia e fëmijëve dhe theksuan respektin për njëri-tjetrin.

Por pyetja që shumë po bëjnë tani është se çfarë do të bëhet me perandorinë ekonomike të Ilary dhe Tottit midis shtëpive, mallrave dhe fitimeve të tyre?

Përveçse çift, dyshja Blasi-Totti është edhe një kompani milionere. Sipas faqes së internetit Qui Finanza, në karrierën e tij 25-vjeçare si futbollist, Totti ka fituar një vlerë neto prej 84 milionë eurosh. Ndërsa prezantuesja është ndër më të paguarat në Mediaset. Sipas të përjavshmes Oggi, për drejtimin e Isola dei Famosi, Blasi ka marrë rreth 50,000 euro për episod. Pas ndarjes do të jetë e nevojshme të vazhdohet me ndarjen e aseteve edhe në nivel korporate. Ja çfarë raporton Corriere.it:

“Midis këtyre kompanive është edhe Number Ten e krijuar për të menaxhuar imazhin e lojtarit, ku Totti mban 100% të aksioneve. Vëllai i tij Riccardo është president, ndërsa nëna e tij Fiorella është këshilltare. Kompania ka një vlerë neto prej 7 milionë eurosh dhe prodhon 4 milionë euro fitime. Kjo kompani drejtohet nga Number five, që kontrakton pagat jofutbollistike të ish-kapitenit të Romës. Konkretisht, Blasi mban 90% të kësaj kompanie dhe vjehrri i tij Roberto Blasi 10%. Kompania më pas drejtohet nga kompani të tjera duke përfshirë Longarina srl dhe Immobiliare Dieci, aktive në tregun e pasurive të paluajtshme. Totti është gjithashtu 49% aksioner i Ct10, një kompani shërbimesh sportive që merret me marketingun, menaxhimin e karrierës së lojtarëve dhe skauting. Kompania e lindur në vitin 2020 së bashku me IT Scouting, është krijuar edhe për kërkimin e talenteve në botën e futbollit. Vetulonia është gjithashtu aktive në tregun e pasurive të paluajtshme, ku Totti është aksioner dhe drejtor i vetëm. Në klubin sportiv amator Sporting club Totti, aksionerët përfshijnë Blasi-n (90%), kushëriri i Totti-t, Angelo Marrozzini (5%) dhe bashkëshorti i kunatës së tij Ivan Peruch i cili menaxhon fushat e futbollit dhe mban 5%. Kompania e themeluar në vitin 2020 ka një xhiro prej 31 mijë eurosh në 7 muajt e parë të aktivitetit”.

Dhe për ndarjen e pasurive faqja shton:

“Në divorc, më pas do të vendoset ndarja e pasurive dhe pronave të çiftit, të mësuar me hapësira të mëdha. 36 dhoma do të ndahen në 5 persona: Ilary do të qëndrojë me fëmijët e saj në mega-vilën 1500 metra katrorë në Torino, me pishinë dhe fushë futbolli dhe disa nga dhomat e destinuara për hobi (bilardo dhe pingpong) dhe muze, si ai me koleksionin e fanellave Totti. Mes rezidencave është edhe penthouse në lagjen Eur në kullën luksoze Eurosky, ku gjithçka është avangarde dhe e menaxhueshme me teknologji, si dhe e projektuar në nivele të larta të qëndrueshmërisë mjedisore. Më pas është vila bregdetare në Sabaudia, në bregun jugor të Romës, me hyrjen përballë plazhit privat që shtrihet për rreth 400 metra. Totti zotëron gjithashtu vilën në Casal Palocco, ku jetonte para martesës dhe ku thuhet se u kthye në shkurt, kur filloi kriza mes të dyve”.