Kim Kardashian: Do të bëja gjithcka që të mbetesha e re
Kim Kardashian ka deklaruar së fundmi sedo të përpiqet maksimalisht që të mbetet e re dhe bukur.
Në një intervistë të re për numrin e gushtit të revistës Allure, Kardashian pohoi se ndonëse ndihet rehat duke u rritur dhe ka gjetur paqen në plakje, ajo do të bënte gjithçka që mund të ruajë rininë e saj.
“Është e vështirë të shpjegohem sepse jam në paqe, por gjithsesi do të bëja gjithçka që të dukesha dhe të ndihesha e re”,u shpreh Kardashian.
“Më intereson vërtet të dukem mirë”, shpjegoi ajo. “Me siguri më intereson më shumë se 90% e njerëzve në këtë planet. Nuk është e lehtë kur je nënë dhe je i rraskapitur në fund të ditës ose je në shkollë, dhe unë i kam të gjitha ato më sipër.”
Për sa i përket asaj se sa larg ka shkuar për të ruajtur pamjen e saj rinore, themeluesja e ‘Skims’ zbuloi se nuk ka bërë asgjë më shumë se Botox në ballë. Ajo hodhi poshtë thashethemet se kishte bërë ndonjëherë fille dhe pretendon se fytyra e saj është krejt natyrale./Lapsi.al