Nëna e 4 fëmijëve: Mund të jem edhe punonjëse seksi edhe mama e mirë
Një grua, nënë e 4 fëmijëve dhe punonjëse në platformën OnlyFans thotë se mund të jetë edhe nënë e mirë pavarësisht se është një punonjëse seksi online.
Sinead Connell, nga Dublini i Irlandës ka patur një sukses të madh në platformën online. 41-vjeçarja ka krijuar debat të madh. Ajo është shprehur se duke bërë porno ka parë anën më të keqe të meshkujve.
Por si sillet 41-vjeçarja meqë ka edhe fëmijët në shtëpi? Ajo është shprehur se ka një tabelë “Mos shqetëso” në dhomën ku filmon videot e saj, në mënyrë që fëmijët të mos hyjnë papritur.
“Çdo njeri që bën porno është ose një nënë, një motër, vëlla, apo vajzë. Të gjithë kemi jetët tona pavarësisht çfarë pune bëjmë. Nuk është nga ato lloj punësh për të cilat bien dakord të gjithë, por gjithmonë do të ketë prostituta dhe punonjëse seksi online. Unë mund të jem një mama e mirë. Vetëm sepse bëj porno, njerëzit mendojnë se po i ekspozoj fëmijët e mi në këtë botë të fëlliqur. Mund t’ua them që tani që fëmijët e mi nuk do të bëjnë kurrë porno”, u shpreh gruaja 41-vjeçare.
tvklan.al