Arsyeja që çoi në vetëvrasjen e Kastriot Myftaraj, si e mësoi lajmin nëna e tij
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Nga policia mësohet se analisti Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Nga burime të njëjta bëhet me dije se ndërkohë që Myftaraj u hodh nga banesa, nëna e tij ndodhej në dhomën tjetër dhe nuk ka parë si ndodhi ngjarja.
Lajmin e hidhur nëna e analistit Kastriot Myftaraj e ka marrë nga forcat e policisë, thuhet në raportimin e gazetarit të “BalkanWeb”.
Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikoligjike që çoi dhe në vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen Ali Demi.