Dyshimet, këto janë motivet që mund ta kenë shtyrë gazetarin Myftaraj drejt vetëvrasjes
Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme.
Rreth orës 13, ai u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Teksa hetimet po vazhdojnë, zbardhen disa detaje për sa i përket motiveve që mund ta kenë shtyrë gazetarin e njohur të kryejë aktin fatal.
Prive.al mëson se prej disa javësh, ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.
Diagnoza e ka rënduar gjendjen e tij psikologjike dhe me shumë gjasë, e ka shtyrë drejt aktit.
Prej afro një muaji, ai ishte shkëputur nga publikimi i shkrimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa emisioni i Myftarajt, “Ju flet Moska” prej afro dy javësh kishte ndërprerë befas transmetimin në RTV Ora. /Prive.al