Pas shumë kohësh, ‘bashkohen’ Ledri Vula dhe Ghetto Geasy

Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Ghetto Geasy janë parë të shoqëruar në një lokal në shoqërinë e njëri tjetrit.

Kjo dëshmon se dyshja kanë marrë një hap për të rikuperuar raportin e tyre miqësor dhe kolegial.

Ledri Vula fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë për shkëputjen e papritur nga muzika dhe labelit.

Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: