Shpallet “Miss Shqipëria 2022”, kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës

Drita Ziri është shpallur “Miss Shqipëria 2022”. Drita është vajza që fitoi kurorën mbrëmjen e të dielës në eventin e mbajtur në kalanë madhështore të Porto Palermos në Himarë. 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën, në një natë ku nuk munguan surprizat dhe të ftuarit. Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthuri në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.

Çmimet që u fituan:

Shoqëeruesja e parë, Miss SUPRANATIONAL, Klara Musabelliu

Shoqëruesja e dytë, Miss LOOK OF THE YEAR ALBANIA, Sibora Rustemi

Çmimi i Publikut, Xhireina Dervishi

Miss Eleganca, Natalia Zeqaj

Miss Fotozhenia, Gledis Dobi

Miss Kinema dhe Miss “Stop”, Qëndresa Breçani

Miss MODEL OF THE WORLD, Senada Bashku

Miss Turizmi, Xhesika Sinaj

Miss ECO INTERNATIONAL, Xhireina Dervishi

Miss Press, Livia Tafilaj

Miss Inteligjenca, Kleisa Balliu

Miss Bikini, Alesia Kola

Miss Buzëqeshja, Ester Xhindi

Miss TEEN ECO INTERNATIONAL, Isei Çelo

Miss Miqësia, Florida Musabelli