Lufta po ndan presidentin nga Zonja e Parë e Ukrainës? Olena: “Jemi në pauzë”

Prej afro pesë muajsh tashmë, Ukraina po ndeshet trupave ruse, që kur nisi pushtimi i paprovokuar më 24 shkurt. Kjo gjendje e vështirë e vendit ka ndikuar edhe në marrëdhënien e presidentit Volodymyr Zelensky dhe zonjës së parë të Ukrainë, Olena Zelenska.

Kjo e fundit, në një intervistë për CNN, është shprehur se për shkak të situatës ku ndodhet Ukraina, ajo nuk mundet ta takojë shpesh bashkëshortin e saj. Madje zonja e parë e Ukrainës deklaroi se marrëdhënia e saj me Zelenskyn është “në pauzë”.

“Kjo nuk është normale. Nuk është një marrëdhënie normale kur fëmijët nuk mund ta shohin babanë e tyre dhe duhet të flasin me të në telefon. Kështu që marrëdhënia jonë është në pauzë ashtu siç është për të gjithë ukrainasit”, -u shpreh Olena Zelenska.

Olena Zelenska, Ukraine’s First Lady, Condemns Russia’s Invasion – The New York Times.

“Ne presim të bashkohemi, të jemi sërish bashkë, të kalojmë mbrëmjet së bashku, të flasim me fëmijët për gjërat e tyre-,”shtoi zonja e parë e Ukrainës.

Ju kujtojmë që presidenti dhe bashkëshortja e tij, refuzuan që me 24 shkurt, kur nisi lufta në Ukrainë të largohen nga vendi i tyre. Në dy muajt e parë të luftës ato nuk janë takuar fare me njëri-tjetrin. Zelensky në atë kohë jetonte në zyrën e tij së bashku me stafin, ndërsa Olena dhe dy fëmijët mbaheshin në një vend sekret.