Në një lidhje me Mozzik? Kiara Tito tregon historinë e fotos në Kosovë
Një fustan jeshil u bërë temë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit e panë në një postim të këngëtarit Mozzik, ndërkohë që Kiara Tito e mbante veshur në një foto të saj nga Kosova.
Në portale u diskutua për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por vetë moderatorja sqaroi se mes këtyre lajmeve, nuk ka asgjë të vërtetë.
Sonte, Kiara është pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”, dhe ndër të tjera, tregoi historinë e fotove në Kosovë.
Kiara: Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë
Dalina: Kanë qejf ty të të lidhin me artistë, sidomos me ata të Kosovës?
Kiara: Po, e kanë fiksim këtë pjesë (qesh)
Armina: Po si nisi e gjitha?
Top Channel