‘Kepi i tundimeve’: Zbulohet më shumë për reality show-n e ri, seksi, të Top Channel!

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa Muhameti, autore e “Për’puthen”, foli për programin e ri reality që do të vijë së shpejti në Top Channel.

“Kepi i Tundimeve” do të bëjë bashkë 10 të rinj seksi, të vendosur në vila në zonën e Kepit të Rodonit. Deri më tani, dihen vetëm tre prej pjesëmarrësve të programit: Erjola Doci, Fatjon Kuqari dhe një model i huaj, Gabriele.

Programi do të funksionojë pak a shumë si një “Too Hot to Handle” shqiptar.

Në “Too hot të handle”, prodhim i Netflix, një grup njerëzish beqarë – dhe seksi – jetojnë në një shtëpi së bashku dhe garojnë për 100,000 dollarë. Rregulli është që ata nuk duhet të kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. As puthje, as përqafime, as seks. Sa herë që shkelen rregullat, shuma e parave ulet.

“Kepi i Tundimeve”, nuk do të ketë moderatorë, por do ketë “rrëfime të vetë pjesëmarrësve”, të cilët në thelb do drejtojnë vetë programin.

Programi fillon në 22 korrik, në 21:00.

Po Për’puthen?

Olsa pohoi se do të ketë edhe një “Për’puthen 4”, kësaj radhe, tërësisht ndryshe.