Gjumë i trazuar për pilotin grek, ndan qelinë me një vrasës shqiptar

DailyMail shkruan se Babis Anagnostopoulos, piloti grek që vrau gruan, ndan qelinë me një tjetër vrasës me kombësi shqiptare. 34-vjeçari muajin e shkuar u dënuar me burgim të përjetshëm për mbytjen e bashkëshortes britanike, 20-vjeçares Caroline Crouch, në shtëpinë e tyre luksoze në Athinë një vit më parë, në sytë e vajzës së tyre 11 muajshe. Ai vrau më pas edhe qenin e familjes dhe fajësoi shqiptarët, duke inskenuar një grabitje përpara se hetuesit t’i çirrnin maskën.

Javën e shkuar, DailyMail zbuloi se ai ishte sulmuar në burgun e Koridhalos nga një i dënuar gjeorgjian. Për këtë arsye autoritetet e tranferuan në burgun e Malandrinos, që njihet ndryshe si “Alkatrazi grek”. E tani 34-vjeçari ka një tjetër shok qelie… Bëhet fjalë për një vrarës shqiptar, identiteti it ë cilit nuk bëhet publik. Si Babis ashtu dhe avokati i tij janë të shqetësuar që jeta e tij mund të jetë në rrezik. Ata dyshojnë se në botën e krimit mund të ketë një shpërblim për vrasjen e Babisit.

Babai i Caroline, David për DailyMail tha: “Duket se nuk është i lumtur me akomodimin e ri dhe do të transferohet sërish në burgun e Koridhalos, ku do të ndihej më i sigurt. Ai beson se për kokën e tij mund të ketë disa të kontraktuar. Unë jam i mendimit se personat me të cilët ishte i lidhur përpara se të vriste vajzën time, duan t’i mbyllin gojë, për t’u siguruar që të mos përpiqet të bëjë ndonjë marrëveshje të re me drejtësinë. Dëshira ime është që të vuajë të paktën për disa vite…”

Mediat greke kanë sugjeruar se vrasja e Caroline mund të ketë ndodhur pasi Babis kërkonte t’i mbyllte gojë, pasi ajo mund të ketë zbuluar aktivitetin kriminal të drogës që ai ishte i përfshirë dhe mund ta ketë kërcënuar të shoqin se do ta braktiste dhe do të shkonte në polici.

Babis, pilot helikopteri i trajnuar nga britanikët, u sulmua nga një gjeorgjian në burg i cili ia kishte inatin për shkak se një bashkëkombës u torturua për 4 ditë pas vdekjes së Caroline, pasi u identifikua si i “dyshuar” nga bashkëshorti i saj. 34-vjeçari i tha fillimisht policisë së një bandë “gjeorgjianësh ose shqiptarësh”, kishin shkuar në shtëpinë e tyre për t’i grabitur dhe ishin larguar me para e bizhuteri, se e kishin lidhur atë dhe i kishin vrarë gruan dhe qenin. Por hetuesit zbuluan se e gjithë kjo ishte inskenim dhe Babis u arrestuar 6 javë më pas./tvklan.al