EMRI/ Atentat shqiptarit në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba pas shpine

Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar mbrëmjen e së shtunës në Bruksel të Belgjikës. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për Erion Hasanbelliun. Sipas të njëjtave burime, autorët e kanë qëlluar atë 6 herë pas shpine. Shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Kush është Erion Hasanbelliu?

Plagoset rëndë në Bruksel Erion Hasanbelliu/ Seriali i krimeve nuk ka të ndalur – BoldNews.al

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i Hasanbelliut në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.