Ndodh edhe kjo! Del në ankand penisi i muzikantit të famshëm

Një skulpturë e formuar me allçi mbi penísin e Jimi Hendrix do të ekspozohet në Muzeun Falologjik Islandez dhe vëmë bast se kjo është një fjali që nuk e kishit menduar se do ta lexonit sot, apo jo? Pénisi i muzikantit ikonik do të zbulohet në muzeun në Rejkjavik gjatë një ngjarjeje të mbyllur muajin e ardhshëm.

Skulptura u krijua dhe u dhurua nga e ndjera Cynthia Albritton – e cila kishte pseudonimin Plaster Caster dhe do të shfaqet së bashku me disa shembuj të ngjashëm gjatë ekspozitës, raporton Louder Sound.

Albritton, e cila vdíq në fillim të këtij viti, u bë e famshme për punimet e saj të pjesëve intime të yjeve të rock-ut, si dhe për Hendrix-in, ajo gjithashtu i mori ‘përmasat’ Martin Atkins nga Nine Inch Nails dhe yllit të Buzzcocks, Pete Shelley.

Në një intervistë me revistën Rock Scene dhjetë vjet më parë, Albritton tha: “Jimi Hendrix po vinte në qytet. Ai ishte ylli im i parë i vërtetë i rokut që zhyti penísin e tij në allçi dhe ishte e pabesueshme. Ne ishim të vetmit në dhomën e Jimi Hendrix. Nuk ishte kasti ynë i parë. E kisha provuar fillimisht me disa civilë për të qenë gati për Jimin.”

Muzeu Falologjik Islandez është ‘ndoshta i vetmi muze në botë që përmban një koleksion ekzemplarësh falikë që i përkasin të gjitha llojeve të ndryshme të gjitarëve që gjenden në një vend të vetëm’, që është një pretendim i guximshëm për famë.