Ish-burri i Britney Spears prish dasmën e saj me Sam Asghari

Ish-bashkëshorti i Britney Spears u arrestua teksa u përpoq të prishte dasmën në Kaliforni thonë autoritetet. Bashkëshorti i parë i yllit të popit, Jason Alexander, u arrestua në vendin e ceremonisë.

Më herët të enjten, Alexander transmetoi një video live nga llogaria e tij në Instagram. Duke ecur rreth asaj që dukej të ishte një shtëpi dhe kopshte kryesisht bosh, por të dekoruara, ai u tha ndjekësve vazhdimisht që Spears e kishte ftuar.

“Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme,” tha Alexander, i cili ishte martuar për pak kohë me Spears – shoqen e tij të fëmijërisë – në 2004. Martesa e tyre zgjati vetëm 55 orë.
Ish-burri i Britney Spears prish dasmën e saj me Sam Asghari

Jason Alexander dhe Britney Spears

Variety raportoi se autoritetet po hetonin ende se çfarë ka ndodhur dhe do të përcaktojnë nëse do të ngrihen akuza shtesë kundër Alexander.

Përpos Alexander, Spears ka qenë e martuar më parë për dy vjet me balerinin Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, 14 dhe 15 vjeç. Britney dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, thuhet se do të martoheshin të enjten.

Britney Spears dhe Sam Asghari

Anabelmagazine