“Të linte Borën për një si kjo?”/ Komentuesit ‘nuk kursejnë’ Beatrix pas këngës së fundit
Beatrix feston ditëlindjen ditën e sotme dhe ku ka më mirë sesa me një këngë të re. “Vonë” është produksioni i fundit nga këngëtarja, që duket se edhe në këtë rast ndjekësit e kanë marrë si një dedikim për ish-të dashurin e saj, Donaldin.
“Kur e pate nuk dite se majte,”-këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake,”– thotë ndër të tjera në këngën më të fundit. Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin. “Të linte Borën për një si kjo ??? Nuk e di dmth se hitit të verës ske ca i komenton”
“Këta të dy meritojnë njëri tjetrin, me mungesën më të vogël të respektit që tregoi ndaj saj e la, jo si personi tjetër që për të katërtën herë e mori. Zhgënjim si femër”, “Gjith këngët me kunja për Donaldin akoma sju ka shkëput shpirti prej tij. Hec o goc përpara shijo jetën ka djem të tjerë 1 milion herë më të mirë se Donaldi”, “Super Triksa ke shpëtu nga ai idjot o zemra falendero Zotin se shyqyr që ske më të”, janë vetëm disa nga komentet që ndesh në kanalin e saj të You Tube. Edhe në këtë hapësirë, fansat kanë qenë të ndarë, duke replikuar me njëri-tjetrin rreth trinomit të famshëm të dashurisë.
Në komentet e tyre ka pasur edhe ‘zënka’ virtuale në mbrojtje të Borës apo edhe të Beatrix. Megjithatë vetëm pak orë nga publikimi i këngës, artisja ka marrë rreth 80 mijë klikime, duke pasur një kuriozitet të madh të publikut rreth këngës së re, kryesisht për të dëgjuar nëse realisht është një dedikim për Donaldin.