Jubileu i mbretëreshës Elizabeth: Momentet më të bukura të modës

Fundjava e jubileut të mbretëreshës Elizabeth – që festoi 70-vjetorin e saj në fron – shënoi disa momente të paharrueshme mode, nga veshja e mbretëreshës e zbukuaruar me perla e deri te kostumi marinar i princit Louis.

Mbretëresha Elizabeth me një pallto në nuancë blu të akullt të zbukuruar me dantella dhe perla.

Jubileu i mbretëreshës Elizabeth: Momentet më të bukura

Tre breza të familjes mbretërore qëndruan në ballkonin e famshëm të Buckingham Palace. Mbretëresha u vesh me jeshile të ndezur ndërsa Kate Middleton me një fustan fuschia nga Stella McCartney.

Një vizitë në kështjellën Cardiff. Princi George u kombinua me të atin, princin William. Princesha Charlotte veshi një pallto blu të errët, ndërsa Kate ra në sy me ngjyrën e ëmbël portokalli.

Meghan Markle, dukesha e Sussex-it zgjodhi një look krejt të bardhë nga Dior.

Nuk ka fjalë për këtë veshje të Kate Middleton. Thjesht fantastike!

Princi Louis, protagonisti.

Kate Moss e veshur me një xhaketë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu (ngjyrat e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar) dhe një fustan të zi. Lulet në flokë duken yll.

Naomi Cambell përshëndet publikun.

Këngëtarja Alicia Keys performoi me një pelerinë të zezë të praruar dhe fustan të kadifenjtë nga Moschino.

Mbretëresha Elizabeth u vesh me një fustan ngjyrë blu dhe të verdhë për çaj me Paddington Bear.

Kate Middleton sërish! Dukesha veshi një fustan të bardhë dhe një kapelë të pjerrët. Bizhuteritë prej safiri dhe diamanti, dikur të Lady Diana-s, i japin tjetër pamje veshjes.

Vajza e princeshës Anne, Zara Tindall dhe Sophie Winkleman me fustane rozë.

Vajzat e Princit Andrew u shfaqën me ngjyra që binin në sy: Princesha Eugenie me një fustan portokalli nga Emilia Wickstead dhe princesha Beatrice me një veshje blu Beulah London.

Anabelmagazine