Një tjetër tradhti i del zbuluar? MissBumBum: Pique kërkoi të më maste… (FOTO)
Tradhtia e mundshme e Gerard Pique ndaj Shakirës ka disa ditë që është kryefjalë e mediave rozë. Madje ka persona që duan të përfitojnë nga kjo çështje dhe të tërheqin vëmendjen nga vetja e tyre.
Një nga ato është edhe modelja braziliane, Suzy Cortez, e cila njihet më shumë si “Miss Bombom”, për të pasmet bombastike.
Së fundmi, ajo ka zbuluar se mbrojtësi i Barcelonës e ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale, për ta pyetur për matjet e të pasmeve të saj.
Gjatë një prononcimi për NY, 32-vjeçarja ka rrëfyer se ka qenë Pique ai që i ka dërguar mesazh i pari, madje disa prej tyre nuk kanë qenë të këndshme.
“Ai ishte që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës, që kurrë nuk më dërguan asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre. Shakira nuk e meritonte këtë”, ka thënë Cortez.
Kjo e fundit ka treguar gjithashtu edhe se si ka qenë kontakti i parë me lojtarin e Barcelonës. Mesa duket gjithçka ka ndodhur falë një prej ish-presidentëve të klubit.
“Kisha mik i ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e kishte marrë vesh, kishte kërkuar numrin tim dhe më dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, më dërgoi direkt në “Instagram”-in tim, të cilin ai e frekuentonte çdo ditë, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste sa të mëdha ishte prapanica ime dhe më thoshte se ishte xheloz për homazhet e mia për Messin”, zbuloi ‘MissBumBum’.
Në fakt, kur duket se problemi i çiftit Shakira dhe Piqué është i njohur, pikërisht atëherë edhe Suzy ka vendosur të japë këtë informacion.
“Nuk e kam thënë kurrë këtë, për respekt ndaj Shakirës, por tani do t’ju tregoj gjithçka që di dhe më ka ndodhur mua”, ka përfunduar 32-vjeçarja.