Tirana bën goditjen e parë, vjen Albano Aleksi
Tirana ka zyrtarizuar goditjen e parë në këtë merkato vere: është Albano Aleksi. Mesfushori vetëm pak ditë më parë i dha fund aventurës me skuadrën e Teutës, ndërsa gjatë ditës së sotme është njoftuar zyrtarizimi me kampionët. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra e Tiranës, e cila nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen lojtarit në fjalë.
Njoftimi i klubit:
KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Albano Aleksi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e kampionëve.