KUJDES pamje të rënda/ Viktima ende i shtrirë në mes të rrugës, gjak pranë fruta-perimeve, ç’mbeti pas vrasjes në Shkodër
Pamjet e mëposhte janë nga vendi i krimit makabër të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë Naim Bajri.
Drejt Bajrit u qëllua me 10 plumba teksa 7 prej tyre mbetën në trupin e tij duke i marrë menjëherë jetën në vendin e ngjarjes.
Mësohet paraprakisht se drejt tij kanë qëlluar dy persona të maskuar.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.