Dikur në lidhje me Miley Cyrus dhe vajzën e Johnny Depp, kush është modelja që po përflitet për një romancë me futbollistin Kylian Mbappe
Futbollisti francez Kylian Mbappe nuk është folur vetëm për karrierën e tij muajt e fundit, pasi është komentuar gjithashtu edhe për jetën personale.
Deri më tani, asgjë konkrete nuk dihet për marrëdhëniet e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili nuk ka konfirmuar asnjëherë asnjë lidhje. Por, ai është përfolur dhe vazhdon të përflitet shumë teksa fotot në shoqërinë e vajzave seksi nuk mungojnë.
Para pak ditësh ai mori pjesë në ‘Festivalin e Filmit në Kanë, ku u fotografua edhe me disa vajza seksi më pas në plazh. Mirëpo, ajo që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë shoqërimi i tij me modelen Stella Maxwell.
Me sa duket, dyshja janë takuar në mbrëmjen gala dhe janë parë shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit. Numri 7 i PSG dhe bukuroshja nga Zelanda e Re kanë shkrepur disa foto bashkë dhe në njërën prej tyre Stella i dhuron një puthje në faqe. Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet se çfarë po ndodh mes tyre.
Maxwell është një modele e njohur e ‘Victoria’s Secret’ e cila ka pranuar hapur se është biseksuale. Maxwell ka qenë më parë në lidhje me aktoren dhe këngëtaren Miley Cyrus, me Kristen Stewart dhe vajzën e Johnny Depp, Lily-Rose.
Ajo është 32-vjeç, 9 vjet më e madhe se Mbappe i cili në dhjetor festoi ditëlindjen e 23-të.
Ylli i Kombëtares Franceze të Futbollit është në një pikë kthese në karrierën e tij dhe së fundmi i është dashur të zgjidhë mes qëndrimit në klubin e tij aktual, Paris Saint-Germain dhe largimit drejt Real Madrid. Një zgjedhje e vështirë, por më në fund sulmuesi 23-vjeçar vendosi të qëndrojë edhe tre vite në klubin e vendlindjes.
Një çështje që pati ndërhyrje në nivelin më të lartë të shtetit pasi Presidenti i Republikës Franceze, Macron, personalisht e këshilloi lojtarin për zgjedhjen e tij. Tashmë i qetë dhe i lumtur që ka zgjatur kontratën e tij në kryeqytet, bashkëlojtari i Neymar dhe Messit mund të shijojë disa javë pushime të merituara.