Nuk është Vin Veli dhe as Donaldi, Bora bëhet virale duke u puthur me një djalë tjetër

Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuara të rrethit të VIP-eve. Pas ndarjes nga Vin Veli me të cilin ka një fëmijë, Bora nisi romancën me Donald Veshajn, djalin disa vite më i ri se ajo. Me romancën e nisur me Donaldin u krijua dhe një histori dashuri me turbulenca.

Pas hyrjes në BBV, Donaldi i cili ishte i ndarë nga Bora fizikisht ndjente ende për moderatoren, mirëpo hyrja e Beatrix në BBV bëri që aktori të humbasë veten dhe të nis një lidhje me ulje-ngritje me këngëtaren shqiptare nga Kosova.

Pas mbarimit të BBV, Donaldi i cili i kishte dhuruar një puthje Borës në muret e shtëpisë së BBV dhe kishte përqafuar dhe shprehur dashurinë edhe Beatrix, mori frenat në dorë dhe i dha fund lidhjes me këngëtaren, ndërsa nisi të shkruajë përsëri këngë për Borën. Madje aktori është takuar dhe me Borën, ndonëse asgjë nuk ka bërë publike ai vetë.

Ndërkohë Bora po bën xhiron e rrjeteve me një video ku shihet duke u puthur me një djalë. Ky i fundit nuk është as Vin Veli dhe as Donaldi, por balerini Graciano Tagani. Kjo video është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duke marrë shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.

Videoja i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt. Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte asokohe pjesë e trupës profesioniste të baletit.