‘Prindër cool që rrisin fëmijë cool’: A$AP Rocky tregon ç’lloj babai do të jetë për të birin
A$AP Rocky dhe Rihanna u bënë pak ditë më parë prindër të një djali! Reperi, i pyetur sesi e sheh veten si baba i ri gjatë një interviste të fundit dha përgjigjen perfekte.
“Do të dua t’i kujtoj fëmijëve të mi të mos e humbasin kurrë imagjinatën, as kur të rriten, as pavarësisht gjithçkaje! Unë përshembull shoh akoma filma të animuar, shoh Teletubbies, Blue’s Clues, Yo Gabba Gabba, Peppa Pig dhe Baby Shark. Uroj të rrisë fëmijë mendjehapur, jo njerëz që diskriminojnë. Nuk po përpiqem të përshkruaj kështu një shenjtor, por realisht dua fëmijë të lezetshëm që rriten nga prindër po aq interesantë!”
Vogëlushi i çiftit erdhi në jetë në 13 maj dhe dyshja s’mund të jenë më të përfshirë se kaq në botën e prindërimit.
Burime për Entertainment Tonight thonë se çifti “nuk e kanë lënë njëri-tjetrin vetëm për asnjë çast” që nga ardhja e bebit. Së shpejti Rihanna dhe A$AP pritet të udhëtojnë drejt New York-ut që familja e reperit dhe ajo e Rihanna-s nga Barbados të takojnë bebushin e porsalindur.