“E mori i pari ftesën, por…” Ilir Shaqiri zbulon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij dhe sqaron si i kanë raportet

Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini realizuan dasmën e dytë këtë herë në Shqipëri, pas 20 vitesh bashkë. Ceremonia u realizua buzë detit ku festuan po ashtu edhe ditëlindjen e Emanuelës.

Në dasmë morën pjesë miq të shumtë dhe balerini kishte të ftuar gjithashtu në ditën më të rëndësishme dhe disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”. Arbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu etj. ishin pjesë e festës.

Mirëpo vëmendje mori mungesa e mikut të tij Sabiani i cili për çudi ishte pjesë e dasmës. Mungesa e tij ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë. Teksa miku i tij festonte në Durrës, këngëtari ndodhej në Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij.

Megjithatë, Iliri tha sot në “Wake Up” se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën. Por shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë. Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë çdo aludim se miqësia mes tyre nuk është si më parë.

Ndërkohë, i pyetur nëse kishte ftuar Donaldin, Iliri tha se nuk i kishte dërguar ftesë aktorit.

“Kishte njerëz që nuk mundën të vinin sepse kishte punë. Siç nuk erdhën dhe ata nga Italia. Fillimisht ftesa ishte bërë për në 4 qershor dhe u përshpejtua, shumë njerëz patën moskombinim. Falenderoj këdo që ishte prezent. Sabiani e mori ftesën i pari. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Ndoshta dhe unë një ditë nëse do jem i ftuar diku dhe do kem punë shpresoj të kem mirëkuptim. Donaldin nuk e ftova.”– tregoi ai.