Johnny Depp shfaqet në publik pas gjyqit për shpifje (VIDEO)
Pas gjyqit të tij për shpifje me Amber Heard, Johnny Depp bëri një paraqitje surprizë të dielën në një koncert të Jeff Beck në Angli.
Sipas videove të shumta që u publikuan në internet, Depp iu bashkua Beck-ut në skenë për të performuar bashkëpunimin e këngës së tyre të vitit 2020 “Isolation”, e cila është një ribërje e hitit të John Lennon të vitit 1970. Dyshja performuan gjithashtu një cover të këngës “What’s Going On” të Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix.Përveç karrierës së tij në film, aktori është një kitarist dhe anëtar i grupit Hollywood Vampires, së bashku me Alice Cooper dhe Joe Perry.
Kjo paraqitje e Johnny vjen vetëm dy ditë pasi avokatët dhanë argumentet përfundimtare në rastin e tij për shpifje prej 50 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Diskutimet e jurisë do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Aktori po padit Heardin në përgjigje të një shkrimi për Washington Post në dhjetor 2018 për të qenë viktimë e dhunës në familje. Depp pretendon se artikulli i kushtoi atij karrierën e tij dhe po kërkon të vërtetojë se pretendimet e saj janë të pavërteta. Procedurat u zhvilluan në Fairfax, Virxhinia dhe filluan më 11 prill./Lapsi.al