UNUM Festival, destinacioni i argëtimit
Për të tretën herë, Rana e Hedhun në Shëngjin do të elektrizohet nga tingujt e DJ-ve më në zë të momentit, të njohur ndërkombëtarisht. Ngjarja më e madhe muzikore, UNUM Festival bën bashkë në 6 ditë të jashtëzakonshme adhuruesit e muzikës elektronike. Edhe ky edicion, mbështetës kryesor ka One Telecommunications.
Sezoni turistik i këtij viti u hap me konferencën për shtyp të organizatorëve të festivalit, së bashku me prezencën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu dhe me Drejtoreshën e Marrëdhënieve të Korporatës së One Telecommunications, znj. Ornela Bego.
Znj. Mirela Kumbaro, shpreh falenderimet e saj dhe është mirënjohëse që UNUM Festival mbahet në vendin tonë dhe që përpos argëtimit, përkujdeset edhe për mjedisin. “Çdo ndërmarje duhet të ketë patjetër edhe dimensionin mjedisor sepse është prioritet absolut”, u shpreh znj. Kumbaro.
Përpos tingujve dhe eksperiencës mahnitëse, UNUM Festival ka ndikuar pozitivisht edhe në aspektin e turizmit vendas dhe këtë e konfirmon kryetari i bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, i cili thekson se ky event shërben si një promovim për Shqipërinë, si dhe sjell përfitime edhe për zonën e Shëngjinit dhe Lezhës.
ONE Telecommunications, si mbështetësi kryesor i Unum, është gjithmonë krah eventeve që kontribuojnë në promovimin e Shqipërisë, ose që kanë në fokus kujdesin ndaj mjedisit. “Unum Festival sjell pjesëmarrëd nga e gjithë bota dhe përveçse argëtohen me muzikën fantastike, kanë mundësinë të njohin edhe Shqipërinë. Një prej vlerave kryesore të ONE është edhe promovimi i mrekullive të Shqipërisë dhe këtë e dëshmon më së miri edhe fushata “Unë jam One”, – u shpreh znj. Ornela Bego, Drejtoresha e Marrëdhënieve të Korporatës së One Telecommunications. Znj. Bego e mbylli fjalën e saj me thirrjen “Ejani në UNUM dhe bëhuni një me natyrën dhe muzikën”.
Drejtori Artistik i Festivalit, Mousa Ceesay, tha se në punën e tyre i vënë theksin aspektit mjedisor dhe impaktit në komunitet. “Ne duam që jo vetë t’i argëtojmë njerëzit, por edhe t’i edukojmë me përgjegjshmërinë ndaj mjedisit. Ndaj, ne kemi politika strikte për menaxhimin e mbetjeve, përmes organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu, duam që ky festival të sjellë përfitime edhe për komunitetin ku zhvillohet.” Në këtë kuadër, si pjesë e programit është edhe pastrimi i plazhit të Ranës së Hedhun.
UNUM Festival do të mbahet në datat 1-6 qershor tek Rana e Hedhun, Shëngjin dhe biletat mund t’i gjeni në: https://unumfestival.com/.