Bieta dhe Albani bëjnë “dasëm” në Itali me plot 125 mijë të ftuar

Bieta dhe Albani kanë shijuar live koncertin madhështor të këngëtarit italian Vasco Rossi. Bieta ka publikuar disa video nga koncerti dhe ka treguar se për të e gjitha kjo ka qenë një dasmë.

Moderatorja ka zbuluar se “Albachiara”, është kënga e dashurisë së saj dhe Albanit prandaj i kishte kërkuar atij ta shijonin live për 37-vjetor.

“Eeehhhh mor Alban Dudushi, unë një shijim live të këngës sonë të kërkova për 37 vjetor, ti organizove gjithë këtë dasmë në Itali me 125 mijë te ftuar.

“Albachiara” është kënga jonë, poooor edhe kënga me të cilën Vasco Rossi finalizon çdo koncert të tijin.“Siiii stupendoooo”! Me titullin e një tjetër perle nga repertori i tij do ta përshkruaja atë mbrëmje në Trento”, shkruan Bieta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Nderkohe Armina Mevlani publikoi në InstaStory një foto nga fëmijëria krah Bieta Sulos, duke mos treguar asgjë më shumë, duke ngacmuar kureshtjen e ndjekësve. Moderatorja e “Ftesë në 5”, e ripublikoi foton duke shtuar se këto ishin kujtime të hershme familjare.

Kaq mjaftoi që të lindë pyetja se çfarë i lidh bashkë familjarisht, Arminën dhe Bietën? Burime për Revistën Who bëjnë me dije se tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bietës.