As kafe, as alkool, as intimitet: Dieta drastike e Kourtney Kardashian!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë marrë një vendim paksa ekstrem. Sic rrëfyen në një episod të ri të ”The Kardashians”, dyshja ka vendosur të kryejë një “detoksifikim të karmës”, dhe kjo arrihet përmes një mënyre paksa ekstreme: “Jo kafeinë, jo alkool, jo marrëdhënie intime”.

Ky lloj detoksi, që duhet ndjekur nga 12 deri në 28 ditë, është një metodë Ayurveda, apo metodë mjekësore që është shfaqur në Indi përpara 3000 vjetësh.

Një shkrim në WebMD e përmend këtë process dezintoksikimi që përfshin edhe “klizma, të vjella të vetëinduktuara, eleminimin e toksinave nga hunda si dhe gjakderdhje të kontrolluar, në përpjekje për të detoksifikuar gjakun”.

Kourtney dhe Travis lidhën kurorë së fundi, në Santa Barbara në kuadrin e një ceremonie ku morën pjesë disa persona, përfshirë gjyshen e motrave Kardashian dhe babain e Travisit.

Bordo