Einxhel dhe Dagz japin lajmin e bukur teksa ishin live në televizion

Nuk është hera e parë që Einxhel dhe Dj Dagz flasin për një fëmijë në jetën e tyre si çift tashmë i kosiliduar. Megjithatë sot ata janë treguar më të vendosur se kurrë duke shprehur publikisht të dy bashkë dëshirën për fëmijën e tyre të parë.

I ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Dagzit iu bë një surprizë nga Einxhel, e cila në një lidhje direkte tha se pret tja mbushë mendjen atij për një fëmijë. Dagz tha se ai e ka ndarë mendjen prej kohësh në fakt.

Biseda në studio:

Einxhel: Dagz i bën të gjitha punët e shtëpisë. Ai është në Tiranë, unë në plazh. Dagz është njeri praktik, nuk të bezdis. Nuk kërkon shumë për të ngrënë.

Pyetje: Po për bebin?

Einxhel: A kemi nisur punën, apo do e bëjmë bebin. Se di zemra, Dagz e keni aty pse më pyesni mua. Ishlla po ja mbush mendjen.

Dagz: Të ndarë e kam mendjen unë, prej moti.