Fansat mendojnë se Travis donte të lidhej me Kim-in, jo me Kourtney-n!
Kourtney dhe Travis u martuan dhe gjithçka duket okay, por interneti nuk i lë kurrë rehat.
Këtë herë, disa fansa janë të bindur se Travis u shpërngul në Calabasas për të dalë me Kim dhe jo me Kourtney.
Rishtazi, në një prej episodeve të “The Kardashians”, familja më e famshme zbuloi një sekret të ëmbël rreth Kourtney, duke i thënë: “Do ta dish arsyen pse ai (Travis) u shpërngul në Calabasas?”.
Kourt u përgjigj se Travis i kishte thënë që e dinte se ajo jetonte në Calabasas dhe që ishte dashuria e jetës së tij. Travis i kishte pohuar se edhe nëse nuk dilte me të sepse ishte me dikë tjetër, të paktën do të jetonte pranë saj.
Sa i miiiirë…derisa interneti symprehtë nisi të dyshojë se në fakt, Travis donte të ishte pranë Kim dhe kanë fakte.
Në 2007, kur Travis erdhi të jetonte pranë familjes Kardashian, kishte një pëlqim shumë të madh nga Kim dhe këtë e ka shkruar edhe në autobiografinë e tij, të titulluar “Can I Say: Living Large, Cheating Death, and Drums, Drums, Drums”, ku e ka cilësuar Kim si “super seksi” duke shtuar edhe se e kishte shumë qejf.
Në vitin 2015, në një intervistë për Us Weekly, Travis iu referua Kim-it si “eye candy”, një term që përdoret për të përshkruar dikë ose diçka që është shumë tërheqëse për t’u parë (ndonëse mund të konsiderohet edhe si koment fyes, pasi i sheh gratë si objekte seksi). Sidoqoftë, një burim tha asokohe për Page Six se Travis ishte “duke bërë shaka” kur bëri komentet.
“Kushdo që është afër tyre e ka ditur gjithnjë se Travis ka qenë i dashuruar me Kourtney-n gjithmonë [jo Kim],” tha një person i brendshëm. “Ata janë dashuruar marrëzisht dhe janë miqtë më të mirë. Të gjithë në rrethin e tyre nuk mund të ishin më të lumtur për ta.”
Mund të themi se gjithsesi, Travis ia doli të ishte pjesë e Kardashians, nuk ka rëndësi kë pëlqente fillimisht.
Anabelmagazine