Çfarë ndodhi gjatë intervistës së Italisë në Eurovision
Një incidenti i papritur ka ndodhur gjatë intervistës së përfaqësuesve të Italisë, Mahmood dhe Blanco, të cilët ndodheshin në tapetin e kuq kur një burrë u përpoq të ndërhynte dhe t’i ndërpresë ata.
Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter, shfaqen prezantuesit Gabriele Corsi dhe Carolina Di Domenico duke zhvilluar intervistën me dy këngëtarët italianë. Në një moment Corsi ka lajmëruar sigurinë pasi pa një burrë që po afrohej.
Personi në fjalë tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore por prezantuesi i tha në gjuhën angleze se kjo nuk ishte mënyra më e saktë për ta bërë këtë.
Megjithatë, çdo gjë kaloi pa probleme ndërsa burri, i cili nuk është identifikuar ende u largua pa krijuar konflikt të mëtejshëm.
Këngëtarët italianë e morën me mjaft sportivitet situatën e krijuar duke e komentuar me humor dhe duke vazhduar intervistën .
“Ishte si pushtimi i fushës. Shkëlqyeshëm, më pëlqejnë këto situata. Gjithsesi ai foli për krizën klimatike, le të flasim më shumë për të. Është një temë e shkëlqyer”– tha Blanco, ndërsa Mahmood, megjithëse fillimisht u duk i shqetësuar, u relaksua gjatë fjalimit.