Bes Bitraku zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës që pret të vijë në jetë
I ftuar i radhës në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ka qenë aktori Bes Bitraku. Në një rrëfim për karrierën dhe jetën personale, ai zbuloi disa të reja. Pak javë më parë aktori i “Qesh mirë kush qesh i fundit” u martua dhe lajmi u shpërnda shpejt. Më atë rast u zbulua edhe pritja e ëmbël e bashkëshortes së tij, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur.
Besi zbuloi sot se po pret të bëhet me djalë dhe emrin e ka vendosur që tani. “Do e quajmë Marko si im atë”, tha ai.
Gjithashtu, Bitraku tregoi se me partneren, Irini, ka më shumë se 2 vite lidhje intensive, prandaj dhe gjërat rrodhën shumë shpejt.
Martesa e çiftit ishte pa festë dhe gjëra të ngjashme. Aktori vetë nuk publikoi asgjë, por dëshmitari dhe miku i tij, Florian Agalliu e tregoi ceremoninë me pak detaje./revistawho.com