Familjarët nuk pranonin lidhjen e tyre, dy të miturit nga Elbasani zhduken pa lënë asnjë gjurmë
Prej ditës së premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç djali dhe 13 vjeçv ajza anë humbur kontaktet me familjarët. Adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë, shkruan BW.
Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa.
Ndërkohë një taksist, ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.
Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.
Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të shtunën dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.
Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin.