E raportuan të vdekur, Mino Raiola “shpërthen” në Twitter
Lajmit që tronditi botën e sportit se agjenti Mino Raiola ndërroi jetë, i është kundërpërgjigjur vetë ai. Me shumë indinjatë, Raiola postoi në Twitter: “Gjendja aktuale shëndetësore për ata që janë shqetësuar: i acaruar, hera e dytë në 4 muaj që më vrasin. Gjithashtu edhe më ringjallin”.
Raiola u shtrua në spital ditën e enjte për shkak të sëmundjes së tij, e cila nuk dihet ende, ndërsa mediat italiane deklaruan se agjenti kishte vdekur. Alberto Zangrillo, shefi i reanimacionit në spitalin “San Raffaele” i shprehu agjencisë italiane të lajmeve, “ANSA” zemëratën e tij.
“Jam i tërbuar nga telefonatat e pseudo-gazetarëve që spekulojnë për jetën e dikujt që po lufton”, tha ai.
Megjithatë, nuk është mohuar fakti se Raiola ndodhet në gjendje kritike në spitalin ku është shtruar në Milano./tvklan.al