Serena Sula jep intervistë +18, televizioni në Kosovë detyrohet ta shtyjë transmetimin për shkak të Muajit të Ramazanit!

Modelja seksi, Serena Sula vazhdon të tërheqë vëmendjen me protagonizmin e saj media.

Për revistën “Story” ajo ka treguar se po përgatitet të bëhet pjesë e muzikës, duke hyrë në garë me vajzat e tjera të kësaj fushe.

“Kam realizuar një projekt muzikor, që do e quaja super bombë . Shpresoj dhe besoj shumë që fansave të mij do t’u pëlqejë pa masë, do ta kërcejnë e do ta shijojnë gjatë gjithë sezonit veror e me shumë mundësi të bëhet hit. Klipi ka përfunduar, kemi bërë një super klip, që s’e ka bërë asnjë këngëtare në Shqipëri apo Kosovë, dhe për arsye që do i shihni vetë s’kanë për të pasur shans kurrë që ta bëjnë një klip të tillë”.

Ndërkohë Serena, thotë se është prezente në media:

“Sapo kam përfunduar një super intervistë për një televizion në Kosovë, që do të dalë në muajin maj, se është intervistë +18. U shty transmetimi për faktin se jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe s’mundemi ta publikojmë, kështu që do presim ta shohim më vonë”. /www.story.al