“Karma”, Madonna i jep fund lidhjes me partnerin 35 vite më të ri, ja arsyeja
Madonna thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj Ahlamalik Williams pas tre vitesh lidhje.
Këngëtarja 63-vjeçare i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj 35 vite më të vogël se ajo, megjithatë dyshja pohoi se janë në marrëdhënie të mira.
Një burim pohoi: “Madonna ka një jetë tepër të mbingarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes”.
Këngëtarja 63 vjeçare nisi të shoqërohej me balerinin në vitin 2019, katër vjet pasi e takoi atë në turneun e saj Rebel Heart por tashmë kanë vendosur që të ndjekin rrugë të ndara.
Raportohet se këngëtarja u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi gjërat nuk po funksiononin më me balerinin amerikan. Dyshja, të cilët kanë një diferencë moshe 35 vjeçare, nuk ishin parë së bashku që nga muaji Janar.
Këngëtarja ka bëri një postim në rrjete sociale, që dukej se i adresohej ndarjes. “Karma tha: kur dikush në jetën tuaj nuk është i duhuri për ju … Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni të fortë.”
“Ajo ka një orar të ngjeshur, po punon me biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe kujdeset për familjen e saj. Gjërat kanë qenë të ndërlikuara me Ahlamalik për një kohë. Ka shumë dashuri, por tani për tani ata kanë vendosur të ndahen. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre.”