571 vite nga martesa e Skënderbeut me Donikën/ Bashkia e Lushnjës sjell traditën e dasmës së tyre
571 vite me parë në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut me Donikën.
Për të përkujtuar këtë ditë në të njëjtën datë 26 prill, bashkia e Lushnjes solli traditën e dasmës së tyre.
Dy fëmijë, që simbolizonin çiftin në dasmë, të veshur me kostumet popullore të asaj kohe bënë kurorëzimin e tyre brenda kishës.
Flamujt të principatave shqiptare,të Kastriotit, Aranitëve, Topive, Balshët, dhe Dukagjinasve, janë sjellë në kujtesën e dasmës së Skenderbeut të 26 prill 1451.
Në këtë mënyrë është dhënë mundësi nxënësve të njohin traditën dhe historinë e qytetit te tyre.
Kurorëzimi i Skënderbeut do të kthehet në festë të përvitshme për Lushnjën.
Ardenica është atraksioni turistik më i rëndësishëm i këtij qyteti, ndaj bashkia është fokusuar t’i kushtojë rëndësi të veçantë promovimit të turizmit në këtë zonë.
Top Channel