Stuhitë “pushtojnë” Vlorën, bashkia paralajmëron qytetarët
VLORË – Moti i keq ka përshirë të gjithë vendin tonë. Situata më e përkeqësuar duket në qytetin e Vlorës, i cili është “pushtuar” nga stuhi të forta.
Kjo ka bërë që bashkia e Vlorës të dalë me një paralajmërim për qytetarët duke u kërkuar të bëjnë kujdes dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.
Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!
/abcnews.al/.